Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > KFOR-i katërfishon prezencën në veri, Ulutash: NATO e palëkundur për stabilitetin në rajon

KFOR-i katërfishon prezencën në veri, Ulutash: NATO e palëkundur për stabilitetin në rajon

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash thotë se kanë katërfishuar numrin e trupave në veri pas agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në intervistën për KosovaPress, Ulutash e vlerëson të qetë situatën në veri të vendit, porse thekson se e njëjta vazhdon të jetë e brishtë.

Ai vlerëson bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, derisa thotë se KFOR-i vazhdon të operojë si reaguesi i tretë i sigurisë.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide, duke e përshtatur qëndrimin tonë sipas nevojës, dhe duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, thotë ai në intervistën me shkrim për KosovaPress.

/TV Arbëria