Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > KFOR-i amerikan konfiskon mjete të dyshuara në Banjskë

KFOR-i amerikan konfiskon mjete të dyshuara në Banjskë

Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i në Rekë të Banjskës në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara.

Sipas njoftimit, KFOR-i në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar uniforma ushtare, granta dore, tre karikatorë, shokë bomba e fishekë.

“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, thuhet tutje.