Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR po heton shpërthimet e së dielës që ndodhën afër patrullës së tij në Zubin Potok, të cilat i ka quajtur “incident indirekt zjarri”.
“KFOR po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të një patrullimi @NATO_KFOR. Në incident janë përfshirë persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq më parë KFOR ka konfirmuar shpërthimet në afërsi të patrullës së vet, dhe ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe se po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve.
“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, ka thënë KFOR.
/TV Arbëria