Spinaqi është i pasur me vitaminën B9, e njohur ndryshe si acid folik, i cili ndihmon në qeliza dhe për riprodhim
Nëse jeni prej atyre femrave të cilat duan të mbesin shtatzënë por hasin vështirësi në këtë drejtim, atëherë ne ju ofrojmë një zgjidhje për ju. Bëhet fjalë për disa ushqime të caktuara të cilat në masë të madhe rrisin gjasat që të mbeteni shtatzënë.
Qumështi
Zëvendësoni qumështin e skremuar me një qumësht të plotë, pasi studime të ndryshme kanë treguar se qumështi natyral stimulon pjellorinë në masën 27%. Rekomandohet që të pihen dy gota në ditë, pra jo të teprohet me konsumim.
Gruri
Përmban antioksidues si magnezi, zinku, seleni dhe vitamina E. Antioksiduesit janë të rëndësishëm për të mbrojtur qelizat tona, nga sulmet e radikaleve të lira. Këshillohet dy lugë grurë shoqëruar me kos.
Karota
Është e pasur me betakaroten dhe ka efekte antioksiduese që mbrojnë përmbajtjen e qelizave, kësisoj edhe pjellorinë. Këshillohet të hahen të gjalla ose lehtësisht të pjekura. Po ashtu, mund të përdoren edhe në sallata.
Spinaqi
Spinaqi është i pasur me vitaminën B9, e njohur ndryshe si acid folik, i cili ndihmon në qeliza dhe për riprodhim. Rekomandohet që së paku një herë në ditë të hahet, mundësisht i freskët, por bën edhe i gatuar.