Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Këto thirrje, në lidhje me kurse pa pagesë….”, MASHTI del me një njoftim të rëndësishëm

“Këto thirrje, në lidhje me kurse pa pagesë….”, MASHTI del me një njoftim të rëndësishëm

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se thirrjet dhe publikimet nga faqe të ndryshme në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja nuk janë nga kjo ministri.

MASHTI tha se po keqpërdoret emri i institucionit.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin se, ditëve të fundit kemi evidentuar publikime dhe thirrje të ndryshme të pautorizuara nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale që keqpërdorin emrin e insitucionit të MAShTI. Këto thirrje, në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja nuk janë nga MAShTI.”

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se pas mbledhjes së fakteve, rastet do t’i raportojnë edhe në institucionet që i trajtojnë krimet kibernetike, përfshirë Policinë e Kosovës.

“Rrjedhimisht, përveç raportimeve në rrjetet sociale përkatëse, pas mbledhjes së fakteve rastet do t’i denoncojmë edhe në institucionet që i trajtojnë krimet kibernetike, përfshirë Policinë e Kosovës”.