Janë zhvilluar sot gjashtë ndeshje në kuadër të 1/8-tës së finales së Kupës së Shqipërisë ku edhe janë mësuar gjashtë skuadrat që kanë vazhduar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Egnatia eliminoi Skenderbeun, Kastrioti triumfoi ndaj Dinamo Tiranës për t’u bërë dy skuadrat që vazhdojnë tutje dhe mbeten si pretendente për këtë trofe, transmeton TV Arbëria.
Skuadra tjera që vazhduan në këtë rund janë edhe Tirana, Kukësi, Laci dhe Partizani.