Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.
Por a e keni menduar se cilat janë llojet e ushqimeve që shkaktojnë celulit.
Karbohidratet e Përpunuara
Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina.
Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin ndërkohë që toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën që mundësojnë tonifikimin dhe butësinë e lëkurës.
Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit.
Në këtë kategori futen produktet si ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.
Ushqimet e Gatshme
Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit.
Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë.
Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.
Kripa
Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore.
Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës.
Ndryshe, një ndër hapat e parë kundër luftës ndaj celulitit është pa dyshim uji, sidomos ai me limon, çaji jeshil dhe vitaminat./EO/