Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i hani gjatë verës

Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i hani gjatë verës

Gjatë sezonit veror është shumë e rëndësishme shmangia e disa ushqimeve, që jo vetëm ndikojnë keq në organizmin tonë, por edhe mund të bëhen shkaktarë për infeksione.

Nuk duhet të konsumoni ushqimet pikante dhe gjithashtu ushqimet që nuk janë vegjetariane. Ushqimet pikante rrisin temperaturën e trupit duke qenë se rritet norma e metabolizmit.

Gjithashtu vera nuk është koha më e mirë për të konsumuar mish, peshk apo të gjitha llojet e ushqimeve të detit. Nëse konsumoni shumë mish do të djersisni më shumë dhe do të keni probleme me tretjen.

Është shumë e rëndësishme të shmangni ushqimet e gatshme apo të fast-food-eve që janë të pasura me yndyrë dhe vaj. Gjithashtu nuk duhet të konsumoni salcat, sepse përmbajnë sasi të lartë të një lënde që ndikon në shtimin në peshë.

Ushqimet mund t’i konsumoni në gjendjen e tyre natyrale dhe nuk keni pse t’u shtoni salcë. Duhet të tregoni një kujdes shumë të madh edhe ndaj ushqimeve të mbetura nga vaktet e kaluara.

Sapo mbarohet ushqimi, pjesën që ngelet duhet ta ruani në ambient të ftohtë ose të ngrohtë, në varësi të llojit. Ushqimi i lënë jashtë mund të kthehet në një problem, sepse hyn në një zonë problematike të temperaturës.

Nëse ushqimi lihet jashtë për më shumë se 4 orë, duhet hedhur menjëherë në kosh të plehrave.

Powered by WordPress