Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Këto janë ushqimet që bëjnë çudira për problemet hormonale

Këto janë ushqimet që bëjnë çudira për problemet hormonale

Hormonet luajnë një rol thelbësor në rregullimin e funksioneve të përditshme.Një nga hormonet kryesore femërore që prodhohet nga vezoret është progesteroni. Ai prodhohet në mënyrë natyrale dhe asnjë trajtim i vetëm nuk mund të rrisë progesteronin natyral, por ndryshimet në mënyrën të jetesës dhe ushqime të pasura me vitamina ndihmojnë në funksionimin normal të këtij hormoni. Progesteroni është shumë i rëndësishëm për ciklin menstrual dhe shtatzëninë ndaj duhet të kujdeseni që nivelet e tij të jenë brenda normës.

Sipas dietologëve, vajzat dhe gratë me nivele të ulëta të progesteronit përjetojnë menstruacione të parregullta, ulje të dëshirave seksuale, ankth, zgjim gjatë natës, shtim në peshë dhe infertilitet ndër të tjera. Kështu, duhet të bëni kujdes kur nivelet e këtij hormoni janë të ulëta dhe të merrni masa paraprake në mënyrë që t’i stabilizoni ato.

Këto janë ushqimet që ndikojnë në prodhimin e progesteronit në mënyrë natyrale:

Ushqime që përmbajnë Magnez: Arrat, qumështi dhe çokollata e zezë janë një burim i mirë për të rritur nivelet e magnezit, i cili është thelbësor për prodhimin e hormonit të progesteronit. Magnezi është i njohur gjithashtu për rregullimin e gjëndrës së hipofizës e cila prodhon hormone të tjera me rëndësi për organizmin. Studimet tregojnë se mbi 30% e njerëzve vuajnë nga mungesa e tij.

Ushqime të pasura me vitaminë B6: Spinaqi është i pasur me vitaminë B6, e cila ndihmon në rritjen e prodhimit të progesteronit. Ushqime të tjera që përmbajnë B6 janë qiqrat, peshku ton, patatet dhe mishi i kuq pa dhjam.

Ushqime të pasura me Zink: Fasulet dhe bamjet janë të pasura me zink. Zinku është një lëndë ushqyese thelbësore për balancimin e progesteronit dhe hormoneve të tjera në trupin e njeriut.

Ushqime që përmbajnë vitaminë E: Ushqime si bajamet, farat e lulediellit, kivit, vaji i ullirit dhe brokoli janë të pasura me vitaminë E dhe mjaft të rëndësishme në rritjen e niveleve të progesteronit.

Ushqime të pasura me Kalium: Një fetë e buke e thekur dhe e shërbyer me avokado është një mënyrë e mirë për të marrë një dozën e vitaminës B, kaliumit dhe yndyrave të pangopura të dobishme për rritjen e progesteronit.

Mos harroni se vetëm ushqimi i shëndetshëm nuk mjafton. Nëse problemet që keni me progesteronin janë të mëdha, ne ju këshillojmë të bëni një vizitë në mënyrë që të merrni medikamentet përkatëse. Faktorë të tjerë të rëndësishëm për menaxhimin e

Powered by WordPress