Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Këto janë rezultatet nga komunat më të mëdha në Kosovë

Këto janë rezultatet nga komunat më të mëdha në Kosovë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në bazë të rezultateve preliminare njofton se Lëvizja Vetëvendosje prin në shumicën e komunave nga votat e numëruara deri tani.

Në Prishtinë, prin LVV me 46.80 % të votave, LDK është e dyta me 25.54%, PDK e treta me 18.43% dhe AAK 3.31%.

Në Fushë-Kosovë,  LVV ka marrë 45.59% të votave, PDK 20.32%, LDK 19.44%, ndërsa AAK 2.70%.

Në Pejë,  LVV ka 41.49% të votave LDK 27.99%, AAK 12.70% dhe PDK 10.09%.

Në Gjilan,  LVV prin me 51.54% të votave, e dyta LDK me 21.73%, PDK 17.06%, kurse AAK ka 2.73%.

Në Gjakovë,  LVV ka marrë 47.15%, AAK është e dyta me 19.70%, LDK ka 16.68% dhe PDK ka 10.23% të votave.

Në Prizren,  LVV ka marrë 40.78% të votave, PDK ka 22.85%, LDK ka 10.66%, ndërsa AAK 4.77%.

Në Podujevë,  LVV ka marrë 49.92%  të votave, LDK ka marrë 29.42%, PDK ka 14.56% dhe AAK 1.80%.

Në Ferizaj,  LVV është e para me 51.01% të votave, PDK e dyta me 27.53%, LDK e treta me 12.82% dhe AAK ka marrë 3.22%.

Në Mitrovicë,  LVV ka 56.27%, PDK ka 30.75%, LDK ka 6.35%, ndërkaq AAK 1.36% të votave