Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Këto janë lagjet e Prishtinës që të martën do të mbesin pa ujë të pijshëm

Këto janë lagjet e Prishtinës që të martën do të mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se me qëllim të realizimit të kyçjes së gypit të ri në rrjetin ekzistues të ujësjellësit, dhe pas kërkesës nga punëkryesi, nesër do të ketë ndërprerje të planifikuar.

Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit duhet të bëhet me datë 20.08.2024, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe përfshinë rrugët: Drenica, Bahri Fazliu, Bajram Bahtiri, Ilir Konushevci (pjesërisht), Lidhja e Prizrenit (deri te tregu), Maliq Pashë Gjinolli dhe rruga Llapi.