Në shumicën e rasteve, ushqimet e dëmshme janë tepër të përpunuara dhe përmbajnë sasi të mëdha të karbohidrateve, sheqernave të shtuara, yndyrnave jo të shëndetshme dhe kripës.
Çfarë i ndodh trupit kur hani ushqime të tilla
Rreziku në rritje i mbipeshës
Nëse nuk ushqeheni siç duhet, por mjaftoheni me ushqime të dëmshme, do të lejoni shfaqjen e mbipeshës që është porta e sëmundjeve kronike, thonë ekspertët.
Rreziku nga sëmundjet e zemrës
Yndyrnat në ushqimet e shpejta përbëhen nga acide të yndyrnave të ngopura që vijnë nga kafshët dhe vajra bimorë. Këto yndyrna rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Prishja e aftësive mendore
Ushqimet e shpejta, të skuqura, të përpunuara dhe të mbushur me yndyrna të ngopura, kanë një ndikim jo vetëm në zemër dhe shëndetin e saj por ndikojnë negativisht në prishjen e funksioneve të trurit dhe kujtesës.
Mëlçia dhe stomaku
Sodiumi mundet të kontribuojë në nivelet ekzistuese të tensionit të lartë të gjakut ose në zmadhimin e muskulit të zemrës. Nëse vuani tashmë nga sëmundjet e veshkave, zemrës apo cirozës së mëlçisë, kripa e tepërt mund të kontribuojë në akumulimin e rrezikshëm të lëngjeve.
Prishja e dhëmbëve
Konsumimi i vazhdueshëm i lëngjeve të gazuara mund të shkaktojë probleme në shëndetin dentar. Këto pije rrisin nivelin e aciditetit në gojë dhe shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.
Sheqeri në gjak
Ngrënia e ushqimeve me shumë karbohidrate rrit sheqernat në gjak. Ushqimet e përgatitura me miell të bardhë, si paninja e hamburgerit, ose patatet e skuqura rrisin automatikisht sasinë e sheqernave në gjak.
Dobësimi i kockave
Disa ushqime janë të mbushura me kripë që arrijnë deri në 970 mg. Kjo është një e treta e dozës së lejuar ditore. Nivelet e larta të kripës, dobësojnë kockat dhe çelin rrugën për shfaqjen e osteoporozës.
Hiperaktivitet
Nga ana tjetër, shumë ngjyrues artificialë së bashku me substancat e tjera shtesë por të rrezikshme rrisin nivelet e hiperaktivitetit./AgroWeb.org