Qeveria e Kosovës çdo javë po publikon “rezultatet e arritura”, raporton TV Arbëria.
Këtë e ka bërë edhe këtë javë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Pesë nga ngjarjet kryesore të javës që lëmë pas:
U miratuan në Qeveri projektligji për Zyrtarë Publikë dhe ai për Paga në Sektorin Publik, dhe u proceduan për në Kuvend të Kosovës. Projektligji për Paga parashihet të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Filloi subvencionimi i dyfishtë për ata që kursejnë energjinë elektrike. Për muajin shtator, kriterin për subvencion e kanë përmbushur 167,571 konsumatorë rezidencialë të energjisë elektrike.
Dy milionë euro për dy mijë bursa për studentë në fushat e STEM. Dyfishim në shumë të buxhetit. Dyfishim në numër të përfituesve. Edhe këtë vit po vazhdon mbështetja financiare për vajzat dhe gratë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës të arsimin e lartë.
U ndan 43 bursa për studentë të doktoratës që studiojnë në top 500 universitetet botërore. Studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursa në shumë prej 8,500 euro.
Për nder të 28 Nëntorit, në 110-vjetorin e Ditës së Flamurit, për herë të parë Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mbajtën mbledhje të përbashkët.