Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Këtë vit s’do të ketë ulje të çmimeve në Kosovë, këto janë arsyet

Këtë vit s’do të ketë ulje të çmimeve në Kosovë, këto janë arsyet

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ujkan Bajra, në një prononcim për EO tha se vitin që shkoi ekonomia e Kosovës është goditur më së shumti, kjo për shkak të shkallës së lartë të inflacionit, e krizave të njëpasnjëshme.

Bajra tha se ndihmat e Qeverisë për ta përballuar këto vështirësi si për bizneset si për familjet kanë qenë të vogla dhe se nuk kanë pasur efekt për ta përballuar inflacionin.

“Ka qenë viti që ka goditur më së shumti ekonomin e Kosovës, e në veçanti ekonomit familjare kanë qenë të goditura nga shkalla e lartë e inflacionit e cila e ka shoqëruar ekonominë, sidomos në periudhën e dytë më tepër. Në muajin nëntor shkalla e inflacionit ka qenë afër 12 për qind edhe kjo natyrisht që ka reflektuar edhe në dobësimin e fuqisë blerëse të konsumatorëve, që i bie që një konsumator realisht për mallin e njëjtë ka paguar ma shumë”.

“Se sa ka bërë qeveria në këtë aspekt ne e dimë, ose e kemi parë që përpos disa subvencionimeve të lehta që i ka dhënë për individ ose subjekte të caktuara. Ndihma e qeverisë në karshi bizneseve ka qenë minimale ose nuk është dukur fare në horizont. Nëse këto ndihma e kanë përballu shkallen e lartë të inflacionit me modesti mund të them që efektet për ta kanë qenë jashtëzakonisht të ulëta”, tha ai.

Profesori Bajra tha se gjatë vitit 2023 nuk pritet që të ketë ulje të çmimeve, por sipas tij, do të këtë stabilizim të çmimeve.

Ai tha se në çmimet e produkteve nuk mund të ketë rënie për shkak se inflacioni është i lidhur edhe me faktorë të tjerë ndikues, siç është mungesa në zinxhirin e furnizimit e mungesat në fuqinë punëtore.

“Sidomos në gjashtë mujorin e dytë të viti 2022, se Kosova është një treg i vogël edhe natyrisht së është e ndikuar prej tregjeve globale, tregjeve evropiane në këtë rast, edhe në gjashtë mujorin e dytë të viti 2022 ne e shohim se bankat qendrore në nivel evropian por edhe në ShBA kanë ndërmarr masa që të kontrollojnë shkallën e inflacionit. Ajo kryesisht bëhet përmes politikave monetare, faktori i parë që ndikon në pakësimin e parasë në qarkullim është rritja e normave të interesit tekë kreditë pra kreditë bëhen më të shtrenjta dhe në fund të vitit 2022-të e shohim që ka një rënie të lehtë të inflacionit edhe kjo i atribuohet rritjes, ose më thënë më thjeshtë kreditë janë bërë më të shtrenjta për të ulur kërkesën”.

“Në momentin që ka diçka të tillë atëherë edhe shkalla e inflacionit vazhdon duke rënë. Nuk mendoj që do të ketë rënie të çmimeve, ajo çka mund të arrihet përmes saj është stabilizimi i çmimeve, mbetja aty ku është, mirëpo është vështir  e parashikueshme që çmimet do të bien, për shkak se inflacioni është i lidhur edhe me faktorë të tjerë ndikues siç është mungesa në zinxhirin e furnizimit, mungesat në fuqinë punëtore gjitha këto i bëjnë produktet më të shtrenjta. Në momenti që këto produkte janë më të shtrenjta, atëherë gjasat për të ra çmimet janë minimale, do të mbesin konstante nën këta faktor me tendencë të stabilizimit”, tha ai. /TV Arbëria

Themes by WordPress