Këtë fundjavë, Superliga e Kosovës në basketboll do t’i rikthehet aksionit, ku do të zhvillohen ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 22.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiro do të zhvillohet të shtunën në Gjakovë, ku me fillim nga ora 17:00 Vëllaznimi luan kundër Pejës.
Po ashtu, të shtunën do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit nga ora 19:00.
Ndeshje interesante do të ketë edhe të dielën, ku Trepça përballet me Istogun, kurse Proton Cable Prizreni luan kundër Sigal Prishtinës.
Ndeshjet e javës së 22-të të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.
E shtunë
17:00 Vëllaznimi – Peja
19:00 Bashkimi – Golden Eagle
E diel
17:00 Trepça – Istogu
19:00 Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina
/TV Arbëria