Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Këta janë tre të dyshuarit që u përleshen me thika në Aeroportin e Prishtinës

Këta janë tre të dyshuarit që u përleshen me thika në Aeroportin e Prishtinës

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme janë të shpeshta në vendin tonë, e që shpeshherë dalin të jenë banale e bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku disa persona janë përfshirë në një konflikt verbal që kaloi në eskalim të situatës kishte dhunë,  në të njëjtë kohë u përdor edhe thika.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se të dyshuarit që përfunduan në stacion policor janë Jahir dhe Driton Alshiqi, që dyshohet se u kapën dhe e rrahën një person tjetër.

Por, të njëjtit e kanë pësuar, pasi edhe vëllai i viktimës, i dyshuari tjetër Asllan Sopjani, i ka goditur ata me veturë, në shenjë revolte.

Siç mësohet tre të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin në të cilin janë përfshirë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/TV Arbëria