Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Këta janë të dyshuarit për rrahjen e pronarit të lokalit te “Rruga C” në Prishtinë

Këta janë të dyshuarit për rrahjen e pronarit të lokalit te “Rruga C” në Prishtinë

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku pronari i një lokali ka përfunduar i lënduar pas një sulmi fizik nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në zonën e njohur si “Rruga C”, ku është raportuar një rrahje në progres.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se viktima është K.R, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore pas sulmit.

Si të dyshuar për këtë rast janë identifikuar Labinot Azemi dhe Albert Abazi, ky i fundit pas verifikimit ka rezultuar me tre urdhër-arreste aktive.

Dyshohet se të dy kishin qenë klientë në lokalin e viktimës dhe pas një konflikti e kanë sulmuar fizikisht pronarin.

Një dëshmitar okular, i cili punonte në lokal, ka konfirmuar se dy persona e kanë sulmuar viktimën, duke përshkruar ngjarjen si të dhunshme dhe të papritur.

Sipas informacioneve, të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit në momentin e incidentit, ndërsa pas ndalimit dhe uljes së nivelit të alkoolit, ata kanë shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dy janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.