Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e dy personave që janë arrestuar në lidhje me rastin e zjarrvënies që ndodhi më 31 mars 2026 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Bëhet fjalë për: Kadri Goxhufi dhe Fidan Ajeti.
Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari kryesor për zjarrvënie fillimisht kishte qenë në arrati, por tashmë është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia, ndërsa personi tjetër dyshohet se e ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës.
Të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Zjarrvënie” dhe “Ndihmë pas kryerjes së veprës penale”.
Sinjali do të sjellë detaje të tjera në vazhdimësi.