Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Këta janë dy të arrestuarit për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”

Këta janë dy të arrestuarit për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestyar dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj ka kuptuar se të dyshuarit janë Zikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si “Masakra e Padalishtës” në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut

Në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, sot, më 29.10.2026 janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuarit në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut.