Dy persona janë arrestuar në Istog, pasi dyshohet se ia kanë shitur një personi tjetër një lokal që është pronë e Komunës, shkruan Arbëria TV.
Rastin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se tashmë është bërë edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, potencoi Nikçi.
Të dyshuarit janë F.K. dhe B.M. dhe ngarkohen me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Televizioni Arbëria ka mësuar se personat e dyshuar janë Florentina Dakaj dhe Berat Mehmetukaj.
Më vonë zëdhënësi i Prokurorisë Nikçi, konfirmoi se janë arrestuar edhe dy persona të dyshimtë.
Kurse, TV Arbëria nga burime të sigurta mëson se ata janë Muharrem Nikçi dhe Liridona Dakaj.