Nga viti 2001 deri në vitin aktual, 2025, kanë humbur jetën 24 policë në krye të detyrës, shkruan TV Arbëria.
Më 11 nëntor 2001, polici Lazim Rexhepi vdiq në krye të detyrës.
Tri rastet më të fundit janë të rreshterit Afrim Bunjaku (2023), i cili ra në sulmin terrorist në Banjskë, ndërsa në vitin 2025 vdiq rreshteri Muhamet Lika.
Policia e Kosovës mbetet një ndër institucionet më të besueshme dhe kredibile në vend.
Por që 26 vjet pas themelimit të saj, përballet edhe me sfida të shumta, duke filluar nga kushtet jo në nivelin e duhur, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të gjësendeve materiale.
Kjo është java ku edhe u shënua 26-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës.
Më 6 shtatorin e vitit 1999, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, kanë filluar trajnimin gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë.
Tashmë, 26 vjet pas themelimit, Policia e Kosovës ende është pa sigurime shëndetësore dhe pa kushte të mira.
24 emrat e policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës nga viti 2001 deri 2025:
Lazim Rexhepi
Danush Hasani
Hajdar Ahmeti
Sabahate Tolaj
Isuf Haklaj
Arsim Rrustolli
Ilir Llapatinca
Driton Mehana
Abedin Mustafa
Avni Kasumi
Triumf Riza
Arben Sejdiu
Slavisa Milovanovic
Misin Krasniqi
Enver Zymeri
Jahi Maliqi
Nebih Ramadani
Shemsi Gashi
Armend Trena
Malsor Dashi
Izet Demaj
Sami Thaqi
Afrim Bunjaku
Muhamet Lika
//TV Arbëria