Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Këta janë 10 lojtarët më të vlefshëm në botë, katër prej tyre me shifër të njëjtë

Këta janë 10 lojtarët më të vlefshëm në botë, katër prej tyre me shifër të njëjtë

Uebsajti i specializuar për vlerësimin e futbollistëve “TransferMarkt”, ka publikuar një listë, në të cilën përfshihen lojtarët më të vlefshëm në vitin 2024.

Në këtë listë prej 10 lojtarëve, katër të parët kanë shifrën e njëjtë.

Listës i prijnë Jude Bellingham, Erling Haaland, Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe, më të katërtit që kanë vlerën prej 180 milionë eurove.

I pesti në listë është senzacioni i Manchester Cityt, anglezi Phil Foden, i cili kap shifrën e 150 milionë eurove.

E, bashkëkombasi i tij, Bukayo Saka renditet i gjashti me një shifër prej 140 milionë eurove.

Vendin e shtatë dhe të tetë i zënë dyshja gjermane, Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, që po ashtu kanë vlerën në treg me një numër treshifror.

I nënti në listë është Federico Valverde, ‘pitbulli’ i Real Madridit, që në treg vlerësohet me 120 milionë euro.

Me shifër të njëjtë në vendin e 10-të është transferimi 100-milionësh i Arsenalit, Declan Rice.