Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kështu u votuan shefat e Grupeve Parlamentare të VV, PDK, LDK dhe AAK

Kështu u votuan shefat e Grupeve Parlamentare të VV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë.

Nga numërimi i 90,41% e vendvotimeve të procesuara, shefja e Grupit Parlamentare të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 61 mijë e 945 vota.

Ndërsa, i dytë më i votuar nga shefat e Grupeve Parlamentare është Abelard Tahiri nga PDK me 18 mijë e 629.Kurse, Arben Gashi nga LDK është votuar 13 mijë e 719 vota, si dhe Besnik Tahiri nga AAK 8 mijë e 6 vota.