Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kështu kishte reaguar lideri politik tashmë i vrarë i Hamasit ndaj lajmit se djemtë e tij kanë vdekur

Kështu kishte reaguar lideri politik tashmë i vrarë i Hamasit ndaj lajmit se djemtë e tij kanë vdekur

Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran, ka konfirmuar grupi.

Garda Revolucionare e Iranit tha se Haniyeh dhe një nga truprojat e tij u “vranë” në kryeqytetin Teheran.

Bëhet fjalë për njeriun, një video e të cilit – në fillim të këtij viti – u shpërnda gjithandej.

Atë kohë, një sulm ajror izraelit vrau tre nga djemtë e Haniyeh në një sulm ndaj objektivave të profilit të lartë në Gaza, me ushtrinë izraelite që tha se dy ishin operativë ushtarakë të Hamasit dhe i treti ishte një komandant celule.