Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Këshilltari i Kurtit thotë se BE-ja ka kërkuar që të digjen mandatet në veri

Këshilltari i Kurtit thotë se BE-ja ka kërkuar që të digjen mandatet në veri

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deklaroi mbrëmë se BE-ja ka kërkuar që të digjen mandatet në veri dhe kësisoj të mos bëhet betimi i kryetarëve të sapozgjedhur në procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor, që u mbajt më 23 mars.

Sipas tij, asnjë propozim nuk mund të jepet për ndryshimin e afateve ligjore që janë të përcaktuara me Kushtetutë e ligj. Zulfaj shprehet se “ideja është që këta të digjen si mandate duke mos e bërë betimin, kërkesa të tilla nuk mund të parashtrohen”.

Ai thotë se në veri ka pasur bojkot të qëllimshëm të Listës Serbe, e cila siç thotë ai, është evidente që ka gabuar që nuk mori pjesë në zgjedhje.

Edhe po të ishte prezente në këto zgjedhje, Zulfaj është i mendimit se besimi ndaj saj nga serbët lokalë nuk është i madh.

Zulfaj ka thënë se tashmë ka kryetarë komunash të zgjedhur me mandat ligjor.

“Bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e tyre ishte vendim i gabuar që ne nuk mund ta vuajmë. Ata kanë lloj-lloj idesh e dëshirash që ne nuk mund t’i komentojmë sepse nuk janë dëshirë e proces i kryeministrit, por proces që vendoset nga institucionet e ndryshme në Kosovë”, tha ai për KTV-në.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress