Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Këshilltari i Kurtit poston fotografi nga Kotorri, Vuçiqi e Rama të mërrolur gjersa kryeministri flet

Këshilltari i Kurtit poston fotografi nga Kotorri, Vuçiqi e Rama të mërrolur gjersa kryeministri flet

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga Kotori i Malit të Zi, ku u mbajtë samiti i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Fotografia e përzgjedhur është goxha interesante. Në fotografi shihen kryeministri Kurti, president serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në fotografi shihen që Kurti është duke folur, ndërsa Vuçiqi e Rama janë disi të përhumbur e të mërrolur.“Këtë foto mund ta dëgjoni teksa flet kryeministri Kurti: Një vizion i përbashkët” – ka shkruar Zulfaj.