Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier para disa ditësh ka mbajtur një fjalim në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.
Gjatë fjalimit të tij Hovenieri e përmendi një thënie të gjyshit të tij, që dukej si referencë, sipas tij, e qasjes së Kosovës në kohët e fundit ndaj shteteve anëtare të organizatave të cilave ajo do që t’u bashkohet.
“Gjyshi im e përdorte një thënie, dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij”.
Lidhur me këtë çështje aktivisti i VV’së dhe njëkohësisht shef i kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia Egzon Azemi, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka ardhur me një reagim ku iu është kundërpërgjigjur deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Një gjysh i jemi thojke; “Shpija jote, pordha jote””, ka deklaruar Azemi në ‘Facebook’.
Ky deklarim i tij vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së ambasadorit Hovenier, i cili përmendi një thënie të gjyshit të tij për ta përshkruar lidershipin kosovar dhe atë serb.
Ndërkaq mediumi TV Arbëria e ka kontaktuar Egzon Azemin, mirëpo i njëjti e ka mohuar se statusi i tij në facebook ka qenë si reagim i tij ndaj ambasadorit amerikan Jeff Hovenier.
“Ka qenë një status normal, nuk ka qenë aspak tallje me ambasadorin amerikan dhe s’ka pas të bëjë me të”, është shprehur Azemi.
Ai është pyetur se a e vlerëson të tepërt reagimin e tij, i njëjti thekson se nëse do ta vlerësonte të tepërt nuk do ta shkruante.
“Nëse do t’a vlerësoja të tepërt reagimin në Facebook, nuk do ta shkruaja”, përfundoi Azemi për TV Arbëria.
Militanti i VV’së i kundërvihet ambasadorit Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pordha jote”