Si do të funksionojë “Vatikani i Bektashinjve” në Shqipëri?

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri,...

E pranishme në një festë, Big Mama këndon këngë serbe

Big Mama ka qenë e pranishme në një festë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këshilli Prokurorial i reagon Haxhiut: Po vazhdon me deklarata të pavërteta

Extra AL PVC

Këshilli Prokurorial i Kosovës kundërshton deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me, siç thotë ajo, “mosvullnetin e as interesin për trajtimin serioz të krimeve të luftës nga sistemi prokurorial i Kosovës me në krye ish-kryeprokurorin Lumezi”.

Në reagimin e KPK-së thuhet se ministrja po flet të pavërteta dhe se dëshmi për këtë janë shifrat e aksioneve të ndërmarra nga Prokuroria.

“Deklarata e Ministres Haxhiu nuk është e vërtetë, sepse Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar katër prokurorë në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Për të mbështetur këtë departament, po ashtu, janë caktuar edhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy zyrtarë ligjor. E pavërteta e thënë nga Ministrja Haxhiu është e dëshmuar lehtë, me marrjen e mandatit të ish-Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, janë marrë veprime konkrete si: janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte, janë ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve, janë ngritur dhjetëra aktakuza, është përgatitur baza e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe është harmonizuar kjo databazë me atë të Policisë së Kosovës. Me iniciativën e ish- Kryeprokurorit Lumezi është përgatitur dhe miratuar Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Këto dhe shumë veprime të tjera janë ndërmarrë, janë duke u ndërmarrë në baza ditore për hetimet e krimeve të luftës në Kosovë”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës vlerëson lartë angazhimin dhe gatishmërinë profesionale të ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në forcimin e Prokurorit të Shtetit si një institucioni i qëndrueshëm dhe i gatshëm për t’u ballafaquar me rastet me të rënda në Republikën e Kosovës, të cilat deri në vitin 2015 ishin në kompetencë të EULEX-it. Prandaj, çfarëdo tendencë për të mos njohur të arriturat institucionale nënkupton margjinalizim të të arriturave shtetërore” thuhet në reagimin e KPK-së ndaj ministres së Drejtësisë”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Sa vite duhet të kalojnë pas lënies së duhanit për të zvogëluar rrezikun e kancerit

Çdo zakon që ne adoptojmë kërkon pak kohë për...

Si do të funksionojë “Vatikani i Bektashinjve” në Shqipëri?

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri,...

Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Të apasionuarit pas frutave dyshohet se po dynden në...

Sa vite duhet të kalojnë pas lënies së duhanit për të zvogëluar rrezikun e kancerit

Çdo zakon që ne adoptojmë kërkon pak kohë për t’u bërë përvoja jonë, por shumë më gjatë për ta thyer, e lëre më nëse...

Si do të funksionojë “Vatikani i Bektashinjve” në Shqipëri?

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se po planifikohet krijimi i një shteti...

Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Të apasionuarit pas frutave dyshohet se po dynden në Saskatchewan, Kanada në kërkim të mollëve vjollcë pasi imazhet e tyre u bënë virale në...