Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Këshilli Kombëtar në Luginë: Kemi marr premtim nga Qeveria e Kosovës për mbështetje

Këshilli Kombëtar në Luginë: Kemi marr premtim nga Qeveria e Kosovës për mbështetje

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, pavarësisht buxhetit të vogël që iu nda, ka shpresë për një ndihmë tjetër që iu premtua nga Kosova.

Kryetari Nevzad Lutfiu tha që kanë marr premtime nga Kurti që do të kenë mbështetje për këtë çështje.

“Ne i kemi shkruar edhe Ministrisë për qasjen diskriminuese që e kanë pas kemi kërkuar që me shiku sa më shpejt këtë vendim të tyre, i kemi shkruar edhe ministrisë, i kemi njoftuar edhe zyrtarët ndërkombëtarë, dhe kemi kërkuar mbështetje edhe prej Kosovës me mbulu pjesën e këtij dëmi që ju ka bërë institucionit të vetëm të shqiptarëve në Serbi. Unë besoj që shumë shpejt kemi me pasë një mbështetje prej Qeverisë së Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.

 

 

Themes by WordPress