Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Këshilli i Stabilizim Asociimit, Borrell dhe Varhelyi konferencë me Ramën

​Këshilli i Stabilizim Asociimit, Borrell dhe Varhelyi konferencë me Ramën

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi së bashku me Kryeministrin Edi Rama do të mbajnë në orën 12:00 një konferencë për media, në kuadër të mbledhjes së dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit.

Në orën 13:00 në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian do të zhvillojë takimin e radhës me temë: “Çfarë pritet nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian?”, ku do të marrë pjesë dhe kryekomisioneri Varhelyi. Ky i fundit do të mbajë një fjalë mbi temën e takimit.

Ndërkaq, po këtë të enjte (16 mars) do të mbahet Këshilli i Stabilizim i Asociimit, ndërsa më 18 mars Borrell do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.

Borrell do të vizitojë edhe Ohrin ku do të zhvillohet takimi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Borrell do të diskutojë edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, pasojat që kjo ka pasur për Evropën dhe Ballkanin si dhe për bashkëpunimin mes BE-së dhe këtyre shteteve në përballimin e këtyre pasojave.

Ditën e djeshme (15 mars), Borrell është takuar me kryeministrin Edi Rama, ku procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, emigracioni dhe roli i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe ecuria e Ballkanit të Hapur, kanë qenë në fokus të diskutimit mes tyre./rtsh.al/

/TV Arbëria

Powered by WordPress