Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Këshilli i Evropës “injoroi” aplikimin e Kosovës, Çitaku: Gjendje e mjerueshme e diplomacisë sonë

Këshilli i Evropës “injoroi” aplikimin e Kosovës, Çitaku: Gjendje e mjerueshme e diplomacisë sonë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për mos-shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për pranim nga ana e Këshillit të Evropës.

Ky fakt, sipas saj, e shpërfaq gjendjen e mjerushme të diplomacisë kosovare, duke konfirmuar se ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se këto “aventura” janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme.

Mirëpo, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës reagoi pas disa raportimeve duke thënë se nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. /TV Arbëria

MPJD: Nuk ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

 

Themes by WordPress