Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu përkrahje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu përkrahje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri Albin Kurti, sot priti në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASh), kryesuar nga ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, me ç’rast, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu përkrahjen për aplikimin e sotëm të Kosovës për anëtarësim në BE.

Duke biseduar për vendimin për aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, Kurti theksoi se i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

Siç informoi qeveria, në takim u theksua besimi se momenti është i duhur, duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon.

Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë shprehu mbështetjen e pakursyer për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të nismave në mbështetje të proceseve integruese të Republikës së Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress