Valvula e ezofagut që e ndan atë nga stomaku mund të mos arrijë kontraktimin e duhur edhe për shkaqe të ndryshme nga ushqimi.
Për këtë arsye, duhet të ndërmerren edhe këto masa krahas ushqimit të përshtatshëm:
- Ndërprisni duhanpirjen, nikotina e çliron muskulin e valvulës së ezofagut.
- Evitoni çamçakëzët, karamelet…
- Mos u shtrini menjehere pas ushqimit. Evitoni konsumin e vakteve vone ne darke.
- Evitoni shtrëngimin e rrobave apo rripit në zonën e mesit.
- Konsumoni vakte të shpeshta dhe të vogla.
- Nëse jeni mbipeshë, duhet të rrezoni peshën e tepërt.
- Flini me gjysmën e sipërme të trupit pak të ngritur me jastëk
Evitoni konsumin e ushqimeve të mëposhtme që nxisin refluksin:
- Ushqime të skuqura dhe shumë të yndyrshme
- menten
- qumështin e yndyrshëm
- vajrat
- çokollatën
- ushqimet me krem qumështi apo krem pastiçerie
- ushqimet e gatshme të tipit “fast food”
Ushqimet e mëposhtme predispozojnë acarimin e mukozës së ezofagut dhe duhen evituar:
- agrumet
- domatet
- kafja
- pijet me kafeinë dhe të gazuara
- çaji
Ushqimet pikante dhe erëzat gjithashtu mund të shkaktojnë acarim, shkruan EO.
Si të zgjidhni ndër grupet e ushqimeve
Bulmeti: konsumoni vetëm qumësht dhe kos me yndyrë të reduktuar.
Perimet: evitoni domatet dhe të skuqurat.
Fruta: konsumoni mollë, pjepër, shalqi, banane, pjeshkë, dardhë, mana. Evitoni agrumet, ananasin.
Bukë & drithëra: lejohen në përgjithësi të gjitha, përveç atyre që gatuhen me shumë yndyrë ose shume erëza.
Mish & nënprodukte: mishi pa dhjam, gjoksi i pulës, pula e detit, peshku janë të pranueshme. Evitoni dhjamin, mishin me dhjam, sallamet, pancetën.
Yndyrna: vetëm vaj ulliri cilësor, gjalpë i freskët, gjalpë kokosi, në sasi minimale.
Ëmbëlsira: Konsumoni ëmbëlsira të gatuara me shumë pak yndyrë dhe sasi të moderuar sheqeri. Evitoni çokollatën.
Pije: lejohen pijet dhe çajrat pa kafeinë, pa mente. Të evitohen lëngjet e agrumeve, pijet me kafeinë.
Supat: Preferohen supat e bëra me pak yndyrë. Të evitohen supat e gatshme dhe ato me krem qumështi apo djathë të yndyrshëm.