“Fatura që nuk vjen nga KESCO, por duhet ta paguash.”
Me këtë mesazh, KESCO shënon Tetorin, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke e kthyer faturën e energjisë elektrike në një kujtesë për kujdesin ndaj shëndetit.
Fatura e këtij muaji vjen me një mesazh ndryshe. Përmes saj, KESCO synon të inkurajojë çdo grua që të kujdeset për shëndetin e saj, të informohet dhe të mos i shtyjë kontrollet dhe ekzaminimet e rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë.
Ideja për ta sjellë këtë mesazh përmes faturës lidhet me dëshirën që ndërgjegjësimi të jetë pjesë e përditshmërisë sonë. Një dokument që zakonisht e lidhim me një pagesë, këtë herë na kujton një tjetër lloj përgjegjësie, atë që kemi ndaj vetes dhe shëndetit tonë.