Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Kërkoj falje që mbijetova”, kryeministri sllovak është rikthyer në punë

“Kërkoj falje që mbijetova”, kryeministri sllovak është rikthyer në punë

Kryeministri sllovak, Robert Fico është kthyer në punë, më pak se dy muaj pasi u plagos me katër plumba në një atentat.

Më 15 maj, poeti Juraj Citula (71) qëlloi nga afër 59-vjeçarin, Robert Fico. Sulmuesi u arrestua menjëherë dhe u akuzua për terrorizëm.

Mediat raportojnë se Fico ka ardhur në seancën e sotme të qeverisë përmes një tuneli për të shmangur gazetarët.

“Të nderuara media progresive dhe opozita, kërkoj falje që mbijetova, por jam kthyer”, tha Fico.

Që kur ai mori detyrën si kryeministër vjeshtën e kaluar, Sllovakia ka refuzuar të vazhdojë ofrimin e ndihmës për Ukrainën.

Fico, ashtu si kryeministri hungarez, Viktor Orban, është në favor të negociatave të paqes me Rusinë.