Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kërkohet zgjatja e afatit për regjistrimin e emigrantëve

Kërkohet zgjatja e afatit për regjistrimin e emigrantëve

PD ka paraqitur kërkesën për një vetëmbledhje të Komisionit Regullator, me qëllim shtyerjen e regjistrimeve të zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë si dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve të ndryshuar.

Ata kanë kërkuar një mbledhje të Komisionit Rregullator në mënyrë urgjente këtë të martë.

“Ne anëtarët e Komisionit Rregullator propozojmë një afat shtesë 5-ditor gjatë të cilit zgjedhësve që iu është refuzuar kërkesa mund të riaplikojnë, duke plotësuar dokumentacionit dhe kërkesat ligjore, si dhe për zgjedhësit e tjerë të mund të regjistrohen. Ne harmoni me këtë propozim është edhe propozimi për shkurtimin e afatit gjatë të cilit KQZ merr vendim për regjistrimin e këtyre zgjedhësve qe rishprehin vullnetin e tyre për t’u regjistruar apo atyre qe rishtazi kërkojnë regjistrimin”, thuhet në kërkesën e PD.