Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për “Keqpërdorim të sigurimit”

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për “Keqpërdorim të sigurimit”

Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj G.B. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit”.

Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar me datën 08 Dhjetor 2024, rreth orës 14:15, në Ferizaj, rr. “Rexhep Bislimi”, saktësisht tek rrethrrotullimi, i pandehuri G.B., me qëllim të arkëtimit të parave dhe benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e dëmton pasurinë e siguruar dhe pastaj e lajmëron rrejshëm dëmtimin, në atë mënyrë që qëllimisht shkakton aksident trafiku duke drejtuar veturën të llojit Golf VII dhe në kohë të caktuar rrit shpejtësinë e lëvizjes dhe me anën e majtë të veturës e godet veturën e të dëmtuarës I.T., cila ishte duke lëvizur në rrethrrotullim, ndërsa pësojnë lëndime edhe dy pasagjerët në veturën e të dyshuarit, me çka ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit” nga neni 326 paragrafi 1 të KPRK-së”.

Ai gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Themes by WordPress