Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit D.T., në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës për vrasjen në Gjilan.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.T., në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D.T., me dashje, për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.B., duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
/TV Arbëria