Që nga dita e shtunë, bjeshka e fshatit Lybeniq është përfshirë nga zjarri. Me gjithë përpjekjet e banorëve, zjarri nuk ka arritur të shuhej.
E lidhur me këtë ka reaguar dhe deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi. Teksa ka thënë se gjendja në bjeshkën e Lybeniqit është e vështirë dhe sfiduese, ka kërkuar nga institucionet komunale dhe qendrore, që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë.
“Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lybeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore. Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej! Ju bëjë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.