Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Kërkohet forcimi i lidhjes ekonomike midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kërkohet forcimi i lidhjes ekonomike midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ruajtja e tregut, eliminimi i barrierave burokratike dhe forcimi i lidhjes ekonomike është e rëndësishme për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, kështu është thënë gjatë një takimi mes zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).

Në këtë takim është bisedua mbi mundësitë e koordinimit dhe shtyrjes përpara të projekteve me benefite të përbashkëta, që ndërtojnë ura solide të bashkëpunimit.

Në komunikatën për media është thënë se përfaqësuesit e OEMVP theksojnë mbështetjen e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Ata shtuan se e shohin Procesin e Berlinit si mekanizëm të duhur të mbrojtjes dhe të produkteve të tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Qeveria e ka bërë të qartë përmes dhe vendimeve të saj se cili është pozicionimi i Kosovës në rajon dhe ajo se si e shohim rolin tonë. Ai përmendi vendimin gjatë Qeverisë Kurti I të ndarjes së 10 mijë eurove për rindërtimin e shkollës së djegur në Dacaj -Rozhaje, ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën e Preshevës, si mbështetje financiare për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia, e deri tek 2 milionë eurot e ndara nga buxheti si mbështetje për Luginën gjatë vitit 2022.

“U shprehën aspekte në të cilat mund të punohet bashkërisht edhe për të lehtësuar problematikat me të cilat po përballen bizneset shqiptare atje si resurset njerëzore, kuadrot e reja, fuqia punëtore dhe tregu i punës. Prandaj është e rëndësishme ruajtja e tregut, eliminimi i barrierave burokratike dhe forcimi i lidhjes ekonomike”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se una do të vijojë në intensifikimin e bashkëpunimit, ku ka sinjale pozitive marrë parasysh dhe rritjen e eksportit dhe importit gjatë vitit të kaluar mes dy vendeve.

Ndërtimi i rrugëve dhe zonave të përbashkëta industriale e ekonomike, mbeten prioritare me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe përafrimit mes nesh. /TV Arbëria

Themes by WordPress