Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kërkoheshin nga Interpoli, policia sekuestron katër vetura në një autosallon në Ferizaj

Kërkoheshin nga Interpoli, policia sekuestron katër vetura në një autosallon në Ferizaj

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër vetura të huaja me targa franceze, që po kërkoheshin nga Interpoli.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur policia me anë të raportit ditor. Në raport thuhet se të katër veturat u sekuestruan në një autosallon në Ferizaj.

“AUTOMJETE NË KËRKIM NGA INTERPOL- Ferizaj  30.06.2023 – NN. Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon”, thuhet në njoftim.

Rasti është nën hetime, sipas policisë. /Insajderi.org/