Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Kërkohej nga Kosova për trafik droge, 32-vjeçari kapet në Rinas

Kërkohej nga Kosova për trafik droge, 32-vjeçari kapet në Rinas

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Rinas, me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë.

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, që synon kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën, lokalizuan dhe kapën në Rinas shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës.