Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kërkohej nga INTERPOL-i, ky është shtetasi i Maqedonisë që u arrestua dje në Prishtinë

Kërkohej nga INTERPOL-i, ky është shtetasi i Maqedonisë që u arrestua dje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut të martën, i cili po kërkohej nga INTERPOL.

Në raportin ditor të PK’së, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Insajderi ka marrë vesh se personi i arrestuar është Ardit Hajdari.

“Prishtinë / 09.07.2024 – NN. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet se për çfarë vepre penale ishte i dyshuar personi në fjalë.