Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kërkesë zyrtare nga nëndegët e PDK-së: Kërkohet rikthimi i Fatmir Limajt në parti

Kërkesë zyrtare nga nëndegët e PDK-së: Kërkohet rikthimi i Fatmir Limajt në parti

Shtatë nëndegë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë adresuar një kërkesë publike drejtuar kryetarit të partisë, Bedri Hamza, duke kërkuar rikthimin e Fatmir Limaj në strukturat e partisë.

Në kërkesën e nënshkruar nga përfaqësues të këtyre nëndegëve në Përdrini, thuhet se rikthimi i Limajt do të kontribuonte në forcimin e subjektit politik, rritjen e unitetit të brendshëm dhe rritjen e besimit të elektoratit.

Dokumenti është mbështetur nga përfaqësues lokalë nga disa zona, përfshirë: Skender Elshani (Piranë), Hazer Shala (Randobravë), Durak Tbaçi (Zojz), Bislim Krasniqi (Medvec), Nagip Morina (Landovicë), Bexhat Bytyçi (Arbanas) dhe Jetson Zylfiu (Krushë e Vogël).

Sipas tyre, një hap i tillë do të forconte bashkëpunimin politik dhe do të ndikonte pozitivisht në konsolidimin e partisë në skenën politike të Kosovës.

Kërkesa është bërë publike nga Skender Elshani në emër të përfaqësuesve të nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia.