Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Kërkesa ndërkombëtare për dërgim në Kushtetuese të draftit të BE-së

Kërkesa ndërkombëtare për dërgim në Kushtetuese të draftit të BE-së

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, thotë se drafti i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese pa pasur një dakordim final për përmbajtjen e tij. Deputet të kësaj partie iu përgjigjen kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për këtë çështje duke thënë se po e trajtojnë me nguti.

Me gjithë kërkesën e faktorit ndërkombëtar Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë lëvizje në drejtim të dërgimit të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Qeveria e Kosovës nuk dha ndonjë përgjigje se kur do ta dërgoj draftin e Asociacionit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Por. deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, thotë se drafti i BE-së nuk mund të dërgohet në kushtetuese përderisa s’ka një dakordim final për përmbajtjen e tij.

“Nuk mund të kërkohet nga Republika e Kosovës të dërgohet drafti i BE-së në Gjykatë sepse siç e dini mbi këtë draft qeveria ka pasur komente që i ka dërguar tek emisari Lajçak dhe ka kërkuar të diskutohet mbi ato komente dhe s’është që është marrë ndonjë qëndrim mbi ato komente. S’kemi dakordim final si përmbajtje të tij dhe si i tillë s’mund të dërgohet në gjykatë. s’duhet të trajtohet me aq nguti sa po trajtohet prej SHBA-së dhe BE-së…”, tha Kryeziu.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ndërkaq, thotë se drafti i Asociacionit nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pa një qartësim të pozicionimit të qeverisë për të.

“Qeveria duhet ta qartësojë së cili është qëndrimi i saj për këtë çështje…..sepse me atë draft vendoset bazat e një autonomie politike e territoriale….pa nëj qartësim të pozicionimit të qeverisë ky draft nuk mund të dërgohet në Gjykatë duhet të ketë një vendimmarrje nga qeveria dhe më pas ia vendim të shkojë në gjykatë që ajo ta vlerësojë kushtetutshmërinë e tij”, tha Selmanaj.

Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se është detyrim i qeverisë që ta dërgojë sa më parë për vlerësim draftin e BE-së për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“Qeveria e ka për detyrë me zbatuar asociacionin për shkak se draftin Gjykata Kushtetuese s’mund ta merr si letër…duhet me qene dekret. Qeveria është e detyruar që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Kryeziu.

Faktori ndërkombëtar ka thënë se hapi i parë për themelimin e Asociacionit është dërgimi i draft-statutit të BE-së për shqyrtim dhe konfirmim në Gjykatën Kushtetuese.

/TV Arbëria

Themes by WordPress