Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kërcet grushti mes kojshikeve në qendër të Prishtinës

Kërcet grushti mes kojshikeve në qendër të Prishtinës

Një përleshje fizike mes dy grave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Prishtinës, në hyrjen e një ndërtese që lidh rrugën “Sylejman Vokshi” me sheshin “Zahir Pajaziti”, duke alarmuar banorët e lagjes që dëgjuan zënkën dhe bërtitma akoma pa i çel sytë mirë.

Burime të sigurta njoftojnë se rreth orës 07:30, është zhvilluar një përplasje verbale e cila degjeneroi në konflikt fizik mes dy banoreve, Gresa Sveçla dhe Valbona Mustafa.

Sipas dëshmitarëve, Sveçla ishte me fëmijët e saj dhe po kalonte nëpër hyrjen e një ndërtese për të dalë në shesh, kur është konfrontuar nga Mustafa, e cila pretendohet se e ka goditur me grushte e kap për flokë.

Vetë Sveçla është dëgjuar duke u thënë dëshmitarëve se është lënduar në disa pjesë të trupit, ndërsa e ka përjetuar ngjarjen si sulm të paprovokuar përpara fëmijëve të saj.

Nga ana tjetër, Mustafa është dëgjuar duke thënës se “nuk e kam prekë me dorë, veç po rrenë kjo”, duke shtuar se problemi kishte të bënte me shfrytëzimin e hyrjes së banesës, të cilën e konsideron si pronë ekskluzive e banorëve të objektit.

Banorët e ndërtesës shprehen për Sinjalin se raportet mes këtyre dy zonjave janë tensionuar qysh herët dhe se incidenti i sotëm është pritur të ndodhë.