Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kërcënoi me armë dy persona, arrestohet i dyshuari, iu sekuestruan edhe 96 fishekë

Kërcënoi me armë dy persona, arrestohet i dyshuari, iu sekuestruan edhe 96 fishekë

Një person është arrestuar të premten në Prizren pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri dy meshkuj kosovarë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit i kanë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.