Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Kërcënohet me armë zjarri një grua në Obiliq

Kërcënohet me armë zjarri një grua në Obiliq

Një grua në Obiliq ka raportuar se është kërcënuar me armë zjarri nga një person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në fshatin Lajthishtë, Obiliq.

Sipas raportit policor, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën pas një mosmarrëveshje që ata kishin mes vete.

Gjatë kontrollit të policisë, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit dhe 10 fishekë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lajthishtë, Obiliq / 14.12.2023 – 09:00. Viktima femër nga Kosova ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull nga Kosova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria