Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore, e dyshuara shoqërohet në polici

Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore, e dyshuara shoqërohet në polici

Një gjyqtar i Gjykatës Themelore të Prishtinës është kërcënuar nga një grua.

Ajo sipas Policisë kishte kërcënuar gjyqtarin pas vendimit për një rast.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi e pa kënaqur me vendimin e gjykatësit lidhur me një rast, gjatë largimit nga seanca e kishte kanosur gjyqtarin. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orës.