Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kërcënimi nga Serbia, Musliu: MTS edhe pse funksionon në Kosovë ka refuzuar bashkëpunimin me institucionet

Kërcënimi nga Serbia, Musliu: MTS edhe pse funksionon në Kosovë ka refuzuar bashkëpunimin me institucionet

Agim Musliu nga institute Octopus ka reaguar pas kërcënimit me bombë që erdhi dje në Kuvendin e Kosovës, për të cilin i dyshuar është një qytetar nga Serbia.

Ky kërcënim ka ardhur përmes rrjetit serb telefonik MTS, për të cilin Musliu tha se në të kaluarën ka refuzuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Musliu ka thënë se ky operator ka për obligim ligjor t’ia bartë informacionet e kërkuara institucioneve kosovare të sigurisë.

“Në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, MTS ka fshirë të dhëna të rëndësishme që mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes. Për më tepër, janë raportuar raste të rritjes së kapaciteteve të frekuencës në mënyrë të paligjshme. Në këtë situatë, është e nevojshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa konkrete, të rivlerësojnë zbatimin e marrëveshjes për telekomunikim dhe të sigurojnë që çdo operator të veprojë në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.